Në frontin diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën pas një telefonate me Zelensky, tha një zëdhënës i Downing Street.
“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi, përcjell "Bota sot".
Të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë të flasin në ditët në vijim.
Kujtojmë që situata në Ukrainë po vazhdon të mbetët e tensionuar.