Mbretëria e Bashkuar zotohet se do t’i dërgojë armë shtesë Ukrainës

Evropë

Mbretëria e Bashkuar zotohet se do t’i dërgojë armë shtesë Ukrainës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:45
Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është pajtuar që t’i dërgojë pajisje ushtarake mbrojtëse Ukrainës.

Këtë zotim ai e ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi një zëdhënës i kryeministrit britanik.

“Liderët kanë biseduar për nevojat urgjente të Forcave të Armatosura ukrainase dhe kryeministri Johnson u zotua se do të punojë me partnerët që Ukrainës t’i dërgohen pajisje shtesë mbrojtëse”, tha ky zëdhënës.

Johnson dhe Zelensky janë pajtuar që sërish të bisedojnë për këtë temë në ditët në vijim./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat