Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin sot gjatë një bisede telefonike se ai ishte i shqetësuar për një sulm të mundshëm të afërt në qytetin ukrainas Odessa.
Kështu bëhet e ditur sipas një deklarate nga zyra e Macron.
Macron gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën ukrainase përmes negociatave dhe mbrojtjes së objekteve bërthamore të Ukrainës, transmeton Reuters.
Putin tha se fushata e tij në Ukrainë nuk do të përfundonte derisa Kievi të ndalonte luftimet.