​Pothuajse një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni

Evropë

​Pothuajse një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:07
Ilustrim

Patrulla kufitare polake njoftoi se pothuajse një milion njerëz nga Ukraina kaluan në Poloni, duke ikur nga lufta në Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt.

Shërbimi kufitar polak konfirmoi në një postim në Twitter se ka regjistruar "964.000 që ikën nga Ukraina në Poloni" deri më tani.

Një numër rekord refugjatësh – 129.000 prej tyre kaluan kufirin polako-ukrainas dje.

Kjo sipas përfaqësuesit të përhershëm të Polonisë në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat