Nën kontrollin e forcave ruse/ Ekspertët ngrenë alarmin për situatën në centralin bërthamor, është shumë shqetësuese…

Evropë

Nën kontrollin e forcave ruse/ Ekspertët ngrenë alarmin për situatën në centralin bërthamor, është shumë shqetësuese…

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:10
Centrali bërthamor i Zaporizhzhia

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga raportet se centrali bërthamor i Zaporizhzhia tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që e pushtuan atë javën e kaluar.

Grossi thotë se kjo bie ndesh me “një nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë dhe sigurisë bërthamore”.

Ai thotë se “stafi operativ duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij të sigurisë dhe të ketë aftësinë për të marrë vendime pa presione të panevojshme”.

Ai thotë gjithashtu se fakti që disa rrjete celulare dhe interneti janë fikur nga ushtria ruse, duke e bërë të vështirë komunikimin midis rregullatorit ukrainas dhe stafit ne nje kohe qe duhet të ketë komunikime të besueshme me rregullatorin dhe të tjerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat