Sipas mediave të ndryshme shtetërore ruse, të gjitha duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, korridoret - të cilat do të hapen nga qytetet e Kievit, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy - po krijohen me kërkesë personale të presidentit francez Emmanuel Macron, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Disa korridore duket se përfshijnë evakuimin e civilëve ukrainas drejt qyteteve ruse.
Sipas rrugëve të publikuara nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, korridori nga Kievi do të çojë në Bjellorusi dhe civilët që kërkojnë të ikin nga Kharkiv do të kenë vetëm një korridor që të çon në Rusi.
Korridoret nga Mariupol dhe Sumy do të çojnë në qytete të tjera të Ukrainës dhe në Rusi.
Ata që duan të largohen nga Kievi gjithashtu do të mund të transportohen me avion në Rusi, tha ministria, duke shtuar se do të përdorë drone për të monitoruar evakuimin dhe "përpjekjet nga pala ukrainase për të mashtruar Rusinë dhe të gjithë botën e qytetëruar ... janë të padobishme kësaj radhe".
Dy operacione të planifikuara evakuimi nga Mariupol dhe qyteti i afërt i Volnovakha dështuan gjatë dy ditëve të fundit pasi palët akuzuan njëra-tjetrën për dështimin për të ndaluar të shtënat dhe bombardimet.
Vetëm në Mariupol, autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë planifikuar të evakuojnë mbi 200,000 civilë, ose gjysmën e popullsisë së qytetit.