​Kryebashkiaku i Mykolaiv konfirmon bombardimet e reja ruse

Evropë

​Kryebashkiaku i Mykolaiv konfirmon bombardimet e reja ruse

Më: 7 mars 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Tani ka më shumë informacion mbi bombardimet e reja ruse të qytetit port jugor të Mykolaiv.

Kryetari i bashkisë së qytetit ka konfirmuar raportet e mëparshme se forcat e Moskës bombarduan qytetin me zjarr artilerie të hënën në mëngjes.

Në një mesazh të postuar në Facebook, Oleksandr Senkevych shkroi se trupat ruse kishin shënjestruar ndërtesat e banimit në qytet dhe ndau një video të një blloku banesash të përfshirë nga flakët.

"Ka shumë predha në qytet që nuk shpërthyen... mos u afroni, mos i ngrini dhe mos u përpiqni t'i lëvizni vetë", paralajmëroi Senkevych.

Sulmi i ripërtërirë vjen një ditë pasi forcat ukrainase zmbrapsën një sulm rus në qytetin me 476,100 banorë dhe rimorën aeroportin lokal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat