Macron zbulon bisedën me Putinin, flasin për instalimet bërthamore

Evropë

Macron zbulon bisedën me Putinin, flasin për instalimet bërthamore

Më: 7 mars 2022 Në ora: 08:10
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në lidhje me telefonatën që francezi pati me rusin Vladimir Putin.

Sipas Pallatit Elysee, Macron i tha Zelenskyt se me Putinin folën për një marrëveshje të përbashkët që do të ndërmerret në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë.

Siç shkruan CNN, Macron ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë bërthamore gjatë telefonatës me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në bisedën telefonike që e ka zhvilluar këtë të dile.

“Në telefonatën e tij me Zelenskyn, Macron kishte përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”.

Tutje, bëhet e ditur se Macron i ka thënë Zelenskyt se Franca do t’i kushtojë vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe se do ta rrit mbështetjen në këtë fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat