Ukraina ka thënë se propozimi i Rusisë për korridoret humanitare që çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi ishte "plotësisht i pamoral", shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Kjo është një histori krejtësisht imorale. Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive," tha zëdhënësi në një mesazh me shkrim të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
"Këta janë shtetas të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtë të evakuohen në territorin e Ukrainës"