Miliarderi rus Oleg Deripaska ka paralajmëruar se “e gjithë bota do të jetë ndryshe” pas pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News.
Themeluesi i gjigantit rus të aluminit, Rusal, paralajmëroi se paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë, shkruan tutje mediumi anglez.
“Ne e kemi kaluar gjithmonë pikën pa kthim”, shtoi ai.
Deripaska, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është sanksionuar nga Perëndimi.