Kanadaja vë sanksione të reja ndaj 10 individëve të lidhur me Putinin

Evropë

Kanadaja vë sanksione të reja ndaj 10 individëve të lidhur me Putinin

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:30
Justin Trudeau

Duke folur pas Boris Johnson, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sanksione të reja ndaj 10 individëve lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, raporton Sky News.

Ai tha se ata do të synojnë ish-zyrtarë dhe aktualë, oligarkë dhe mbështetës të presidentit rus Vladimir Putin.

Ata që do të sanksionohen janë identifikuar nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, shtoi ai.

“Puna që po bëjmë së bashku është duke ndëshkuar Putinin dhe fuqizuesit e tij aty ku dhemb më shumë, veçanërisht duke gjymtuar sistemet e tyre financiare dhe duke sanksionuar bankën e tyre qendrore”, tha Trudeau.

Pavarësisht se Kanadaja ka dhuruar tashmë 1 miliard dollarë ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare për Ukrainën, kryeministri tha se ka ende “më shumë për të bërë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat