“Kërcënime për dhunë, abuzim seksual dhe përdhunim”/ Këshilli i Evropës bën thirrje për korridore të besueshme humanitare

Evropë

“Kërcënime për dhunë, abuzim seksual dhe përdhunim”/ Këshilli i Evropës bën thirrje për korridore të besueshme humanitare

Nga: M.L. Më: 7 mars 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Këshilli i Evropës ka bërë thirrje për korridore të besueshme humanitare për të shpëtuar civilët nga zonat e kontestuara në luftën në Ukrainë, shkruan SRF.ch transmeton "Bota sot". 

Këto korridore janë thelbësore për të siguruar kalim të sigurt për mijëra njerëz që ikin nga vdekja dhe shkatërrimi, tha udhëheqësja e Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq Buriç.

Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë. Këshilli i Evropës siguron që të drejtat e njeriut të respektohen në 47 shtetet e tij anëtare, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën. Organizata me seli në Strasburg nuk është pjesë e BE-së.

Lufta gjithmonë shoqërohet me forma të veçanta të dhunës ndaj grave, theksoi Pejçinoviq Buriq.

Kur ikin, rrezikohen edhe më shumë. Kishte kërcënime për dhunë, abuzim seksual dhe përdhunim. Konventa e Stambollit, e cila u hartua nga Këshilli i Evropës në vitin 2011 për të mbrojtur gratë, duhet të ratifikohet në vende të tjera.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat