Kryeministri grek Mitsotakis vizitë në Turqi, takim “kokë më kokë” me Erdogan

Evropë

Kryeministri grek Mitsotakis vizitë në Turqi, takim “kokë më kokë” me Erdogan

Më: 7 mars 2022 Në ora: 22:53
Kiryakos Mitsotakis dhe Erdogan

Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më datën 13 mars.

Në axhendën e vizitës është parashikuar që pas pjesëmarrjes në meshën që do të mbahet në Patrikanën Greke të Fanarit në Stamboll, kryeministri grek do të pritet në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Tema kryesore e takimit të dy liderëve pritet të jetë kriza mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjithashtu gjatë takimit të bisedohet edhe për marrëdhëniet Turqi-Greqi dhe për zhvillimet tjera rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat