Shpërthime të forta janë dëgjuar në portin jugor të Odesës

Evropë

Shpërthime të forta janë dëgjuar në portin jugor të Odesës

Nga: M.L. Më: 7 mars 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Në qytetin port të Odesa-s, sapo kemi dëgjuar tre ose katër shpërthime të forta që vinin nga perëndimi, raporton gazetari i BBC- nga Ukraina, transmeton "Bota sot".

"Na është thënë se sistemi i mbrojtjes ukrainase ka rrëzuar raketat ruse që vijnë nga një prej disa anijeve luftarake të vendosura jashtë bregut këtu".

Tensionet po rriten në Odesa - një objektiv kryesor strategjik për Moskën.

Herët të dielën, forcat ukrainase në qytet pretendojnë se kanë goditur një nga flotën ruse duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, me imazhe në mediat sociale që tregojnë ushtarë që festojnë zhurmshëm.Këtu ka shtetrrethim të përditshëm duke filluar nga ora 19:00 dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan për më shumë se një orë të hënën, me paralajmërime se anijet ruse po ripozicionoheshin në përgatitje për një sulm.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat