Lufta në Ukrainë/ Nga sulmet në Mariupol, te raundi i tretë i bisedimeve e deri te rritja e çmimit të naftës - ja zhvillimet kryesore

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Nga sulmet në Mariupol, te raundi i tretë i bisedimeve e deri te rritja e çmimit të naftës - ja zhvillimet kryesore

Më: 8 mars 2022 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Media ndërkombëtare BBC ka bërë një përmbledhje e ditës së 12-të të luftimeve në Ukrainë që nga sulmet në Mariupol, raundi i tretë i bisedimeve që nuk kanë prodhuar sërish rezultate konkrete e deri te rritja e çmimit të naftës.

-Sulmet ruse ende po pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara.

-Raportohet se sulmet do të vazhdojnë pavarësisht propozimit nga Rusia për të krijuar rrugë të sigurta shpëtimi nga Kievi, Mariupoli, Sumy dhe Kharkivi. Ukraina e quajti propozimin “imoral” pasi doli se shumë nga rrugët i çonin civilët vetëm drejt Rusisë ose aleatit të saj, Bjellorusisë.

-Dhjetëra mijëra civilë mbeten të bllokuar pa energji elektrike dhe me pak akses në ushqim dhe ujë në qytetin e madh të Mariupolit.

-Përpjekjet për t’i evakuuar civilët në fundjavë dështuan pasi nuk u mbajt armëpushimi i premtuar.

-Rreth 2,000 njerëz janë larguar nga Irpin, në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, edhe pse Rusia vijon bombardimet.

-Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur një raund të tretë të bisedimeve por pa rezultate konkrete. Një raund i katërt i bisedimeve do të zhvillohet nesër në Bjellorusi, sipas një negociatori rus.

-SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe janë zotuar të vazhdojnë të rrisin sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin “e pajustifikuar” të Ukrainës.

-Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë gjithashtu më pak varësi nga furnizimet e naftës të Rusisë në të gjithë Evropën. Rusia thotë se refuzimi i naftës ruse do të ishte “katastrofik”

-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë të 13 viteve për shkak të krizës ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat