Italia do të përdorë pronat e sekuestruara nga mafia për të strehuar refugjatë ukrainas

Evropë

Italia do të përdorë pronat e sekuestruara nga mafia për të strehuar refugjatë ukrainas

Më: 8 mars 2022 Në ora: 06:28
Tensionet e Rusisë në Ukrainë

Autoritetet italiane po identifikojnë pronat e marra nga mafia për të strehuar refugjatët ukrainas që vijnë, tha ministrja e Brendshme.

Luciana Lamorgese ka deklaruar se agjencia që menaxhon pronat e sekuestruara nga mafia ka filluar të studiojë pronat që mund të përdoren në afat të shkurtër dhe përkohësisht, për të strhuar refugjatët nga Ukraina.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 17,286 ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë mbërritur në Itali që kur ushtria ruse filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Megjithëse shumica e këtyre refugjatëve kanë gjetur strehë te të afërmit dhe miqtë, në vend janë raportuar nisma private dhe publike për të organizuar strehim për shumë të tjerë.

Ky është vetëm fillimi. Qindra mijëra refugjatë do të mbërrijnë dhe ne duhet të jemi në lartësinë e detyrës”, tha kreu i Partisë Demokratike, Enrico Letta.

“Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për të mirëpritur rusët që ikin nga Rusia, një vend që po kthehet në burg në hapur”, shtoi ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat