Imazhi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zgjedhur për ballinën e edicionit të fundit të revistës New Yorker.
Në këtë ilustrim, shihet Zelensky duke qëndruar vetëm në një sfond plot me shpërthime, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti ukrainas shihet i veshur me rroba ushtarake derisa e mban flamurin e vendit të tij lart – ndërsa është i kthyer nga Perëndimi.
Ilustruesi i ballinës, Barry Blitt ka thënë që titulli i ilustrimit është “Resilience”.
Inside this week’s issue of The New Yorker: https://t.co/0OmP9Ct6J8 pic.twitter.com/Cx1dUs4etv
— The New Yorker (@NewYorker) March 7, 2022