“Rusia ka thyer ligjet e luftës në Irpin”

Evropë

“Rusia ka thyer ligjet e luftës në Irpin”

Nga: G.B Më: 8 mars 2022 Në ora: 10:21
Irpin në periferi të Kievit, Ukrainë, 7 mars 2022. (AP Photo/Emilio Morenatti)

Një analizë e Human Rights Watch (HRW) e sulmit të së dielës në Irpin sugjeron se ligjet e luftës janë shkelur nga Rusia gjatë bombardimeve të qytetit, në perëndim të Kievit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Për disa orë më 6 mars 2022, forcat ruse bombarduan një kryqëzim në një rrugë që qindra civilë po përdornin për të ikur nga avancimi i ushtrisë ruse në veri të Ukrainës drejt Kievit, tha Human Rights Watch.

"Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas qeverisë vranë të paktën tetë civilë, sugjeron që forcat ruse shkelën detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mos kryer sulme pa dallim ose joproporcionale.

Që dëmtojnë civilët dhe nuk morën të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktima civile”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat