Deri më tani në Ukrainë janë vrarë mbi 400 civilë

Evropë

Deri më tani në Ukrainë janë vrarë mbi 400 civilë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:38
Pamje nga lufta në Ukrainë

Deri më tani 1,207 civilë kanë pësuar nga sulmet ruse në Ukrainë, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre të dhënave, nga kjo shifër 406 janë të varë ndërkaq 801 të plagosur. Mirëpo shifrat mund të jenë më të larta, ka thënë Liz Throssell, zëdhënëse e Kimisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat Humane.

Shumica e të plagosurve janë rezultat i armëve eksplozive dhe sulmeve me raketa, derisa janë shkatërruar edhe qindra ndërtesa banimi.

OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësimin për "ndalimin arbitrar" të mbështetësve pro-ukrainas në zonat nën kontrollin ushtarak rus - si dhe dhunën kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga qeveria ukrainase.

Shifrat e fundit të OKB-së sugjerojnë se rreth 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.

Organizata kritikoi "ligjet represive" të vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg derinë 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion "të rremë" në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse.e

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat