Presionet e perëndimit mbi Serbinë për të vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë do të rriten për aq sa do të zgjasin konfliktet atje, janë shprehur ekspertët e diplomatët serb, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.
Sipas tyre, shteti i Serbisë, ia ka dal të zbus paksa presionet me votimin në OKB, por perëndimi nuk do ndaloj në kërkesat që Beogradi politikisht të konfrontohet edhe luftojë me Moskën.
Ivo Viskoviç, ish-ambasador i Serbisë në Gjermani, ka theksuar se “vënia e sanksioneve ndaj Rusisë do të ishte shumë e pakëndshme për Serbinë, e cila në ato rrethana do të përballej me kundër-sanksione të ashpra”.
“Pasojat do të ishin të natyrës politike por edhe energjetike. Rusia me atë rast do të heq dorë nga qëndrimi rreth Kosovës në KS të OKB-së e kjo është vështirë e pranueshme. Prandaj çdo gjë që deri tash ka bërë Serbia është më e mira në kushtet dhe rrethanat ekzistuese. Presionet do të jenë akoma më të fuqishme dhe do të jetë jashtëzakonisht rëndë, nëse në përgjithësi është e mundshme të përballohen kërkesat e perëndimit, që tash për tash Serbinë e shohin si shtetin e vetëm në Evropë që nuk është e gatshme të iu bashkohet politikës së tyre ndaj Rusisë”, tha Viskoviç.
Historiani Aleksandar Zhivotiç thekson se Serbia duhet të mendojë në periudhën afatgjatë rreth asaj se ku do të jetë e rreshtuar nesër.
“Se për vendin tonë po vjen një periudhë shumë e rëndë e delikate”, e konfirmon edhe Ognjen Pribiçeviç ish-ambasador i Serbisë në Britani edhe në Gjermani.
“Një nga gjërat kyçe për vendin ishte votimi në Kombet e Bashkuara, e cila gjithsesi ka relaksuar deri diku presionet nga perëndimi. Por sigurisht kjo nuk do të thotë se presionet do të ndalen në tërësi”, përfundon Pribiçeviç.