Moskovitët po e ndiejnë peshën e reagimit ndërkombëtar ndaj sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Ata janë duke u ballafaquar me dyer të mbyllura në shumë prej dyqaneve ku ata blejnë rroba dhe gjëra të tjera.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se pushtimi i Ukrainës do të shënojë rënien e presidentit rus, Vladimir Putin.
Wallace tha se forcat ruse, që janë angazhuar në pushtimin e Ukrainës, janë “rraskapitur” tashmë nga rezistenca e forcave lokale.