Pamje, protestuesit kundër luftës në Ukrainë rrahen brutalisht nga policia në Rusi

Evropë

Pamje, protestuesit kundër luftës në Ukrainë rrahen brutalisht nga policia në Rusi

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:36
Protesta e sotme në Shën Petersburg dhe arrestimet e qytetarëve nga policia.

Qytetarët rusë kanë protestuar në mënyrë paqësore në Shën Petersburg të Rusisë kundër luftës në Ukrainë.

Të njëjtit janë rrahur brutalisht nga policia e Vladimir Putinit.

Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore ka postuar fotografi dhe video-incizime nga protesta e sotme në Shën Petersburg dhe arrestimet e qytetarëve nga policia.

Nga pamjet shihet një protestues i rrethuar nga një grup i policëve të cilët e rrahin atë vazhdimisht duke e goditur me shkopinj gome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat