Gazetarja ruse zbulon “furtunën” që po shkakton lufta në Kremlin

Evropë

Gazetarja ruse zbulon “furtunën” që po shkakton lufta në Kremlin

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Farida Rustamova, një gazetare ruse e cila ishte e lidhur fort me qarqet qeveritare përpara se të largohej nga Rusia deklaron se duke u bazuar në burimet e saj nga Kremlini, zyrtarët rusë nuk e besonin kurrë se Putini do të shkonte në një luftë me Ukrainën.

Ajo shtoi se tashmë po bëhen parashikime ‘apokaliptike’ për javët dhe muajt në vijim, teksa luftimet po vazhdojnë dhe sanksionet po intensifikohen.

“Ata po e shqiptojnë me kujdes fjalën “kaotike”, ku çdo gjë po shkon për keq,”- tha Rustamova në lidhje me mënyrën si po reagonin politikanët e lartë rusë në lidhje me luftën.

“Askush nuk po gëzohet. Shumë e kuptojnë se ky është një gabim, por gjatë kryerjes së detyrës nxjerrin shpjegime në mënyrë që disi të pajtohen me të”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat