Pamje tronditëse janë shfaqur nga momenti kur një tank rus shkatërroi një makinë civile në Ukrainë.
Sipas asaj që raporton nypost, nga ky sulm mbetën të vdekur dy persona, të cilët gjendeshin brenda makinës, përcjelll Bota sot.
Videoja, e cila u shpërnda në Telegram nga agjencia ukrainase e lajmeve Yhiah të martën, tregoi tankun duke hapur zjarr vetëm disa sekonda pasi makina ndaloi papritur në mes të rrugës së zbrazët.
Tanku duket se ka qëlluar të paktën edhe dy here nga një distancë që la gjysmën e përparme të makinës të shkatërruar plotësisht.
Në video mund të shihet tymi duke dalë nga automjeti, derisa tanku largohej në drejtim të kundërt.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/08/auto_A316467619971646762843.jpg)
Incidenti ndodhi në Makariv, zonë jashtë Kievit, më 28 shkurt, sipas raporteve.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, zbuloi të martën se të paktën 400 civilë të vdekur dhe 800 të plagosur janë regjistruar në Ukrainë që kur forcat ruse nisën sulmin e tyre më 24 shkurt.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/08/auto_a21646762851.jpg)
Shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./Botasot