Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, në fjalimin e tij në Parlamentin e Britanisë së Madhe, u thirr në liderin britanik të kohës së luftës, Winston Churchill, ndërsa u zotua se Ukraina “do të luftojë deri në fund”.
Duke i bërë jehonë fjalimit të famshëm të Churchillit të vitit 1940 “Ne do të luftojmë në plazhe”, Zelensky thotë:
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga kostoja. Ne do të luftojmë në pyje, fusha, brigje dhe në rrugë”.
Ukraina nuk do të dorëzohet dhe “ne nuk do të humbasim”, thotë ai.