Si po ndikojnë sanksionet mbi qytetarët rusë?

Evropë

Si po ndikojnë sanksionet mbi qytetarët rusë?

Më: 8 mars 2022 Në ora: 19:47
Rusi

Pushtimi i Ukrainës, për të cilin Kremlini këmbëngul se duhet të quhet ‘operacion special ushtarak’, ka rezultuar me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ndikimi tek qytetarët rus tashmë po ndihet.

Monedha e Rusisë, rubla, është rrëzuar dhe shërbimesh po rriten me shpejtësi, përfshirë udhëtimet jashtë vendit, raporton BBC.

ShBA, BE dhe shumë vende të tjera kanë mbyllur hapësirat ajrore për avionët rusë.

Disa supermarkete të mëdha ruse po kufizojnë numrin e mallrave bazë që njerëzit mund të blejnë në të njëjtën kohë.

Gazetarja e BBC-së thotë se në një dyqan pa një njoftim ku thuhej: “Vetëm një qese 5 kg sheqer për person”.

Qeveria atje thotë se kjo është për të kufizuar marrëveshjet në tregun e zi dhe inflacionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat