​Zelensky: I gatshëm për dialog, por jo për kapitullim

Evropë

​Zelensky: I gatshëm për dialog, por jo për kapitullim

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:11
Volodymyr Zelensky

Mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis se si do të vazhdojnë të jetojnë këto territore, deklaroi sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kjo deklaratë e presidentit Zelensky i referohej Krimesë dhe pseudorepublikave separatiste, sipas tij, të Donekskut dhe Luhanskut.

”Jam gati për dialog, por jo për kapitullim”, theksoi ai.

Rusët kanë humbur deri tani rreth 12 000 trupa që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë, më 24 shkurt, njoftuan forcat ukrainase të këmbësorisë në Facebook.

”Për më tepër, armiku ka humbur edhe 303 tanke, 1 036 mjete luftarake të blinduara, 120 sisteme artilerie, 56 sisteme raketash të shumëfishta, 27 sisteme të mbrojtjes ajrore, 48 avionë, 80 helikopterë, 474 automjete, tre anije dhe 60 tankera me karburant”, shtuan ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat