Pushtimi i Ukrainës, ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

Evropë

Pushtimi i Ukrainës, ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

Më: 8 mars 2022 Në ora: 23:30
Ilustrim

Një zyrtar i lartë amerikan ka vlerësuar se ushtria ruse ka humbur rreth 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, pajisjet e humbura përfshijnë tanke, aeroplanë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.

Kjo është afër dyfishit të humbjeve që u raportua javën e kaluar, kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj, tha zyrtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat