​14 ditë lufte në Ukrainë

Evropë

​14 ditë lufte në Ukrainë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 07:37
Ukrainë

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Një përmbledhje e shpejtë

Për 14 ditë rresht Ukraina po përballet me agresion rus.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm raportohet se ka pasur sirena ajrore në disa qytete të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Tashmë kanë përfunduar me sukses dy fazat e evakuimit nga qyteti verilindor i Sumy, i cili për ditë të tëra ka qenë nën granatimet e ashpra ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim të paprecedentë nga zyra e tij në Kiev për deputetët e Mbretërisë së Bashkuar në Dhomën e Komunave.

Ai iu referua Ëinston Churchill, duke paralajmëruar Rusinë se "ne do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë".

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një ndalim të plotë të SHBA për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit

Ndërkohë që OKB-ja tha se dy milionë refugjatë tani kishin ikur nga Ukraina - në atë që tani është kriza me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

McDonald's, Starbucks dhe Coca-Cola u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndaluan punën e tyre në Rusi, shkruan BBC, përjcellë KosovaPress.

Shumë vende tashmë i kanë vënë sanksione Rusisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat