Para dhe pas agresionit rus, Ukraina në terr – imazhet satelitore të NASA-s e tregojnë këtë

Evropë

Para dhe pas agresionit rus, Ukraina në terr – imazhet satelitore të NASA-s e tregojnë këtë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:34
Ukraina, para dhe pas agresionit rus

Imazhet satelitore të agjencisë hapësinore amerikane e njohur si NASA, tregojnë shumë pak drita në pjesët urbane të Ukrainës, ku ky vend është futur në terr nga fillimi i pushtimit rus.

Imazhet janë shkrepur nga satelitët e NASA gjatë 7 shkurtit dhe është bërë një krahasim me ato të 24 shkurtit, kur edhe filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Aty jo që vërehet reduktim i dritave në kohën e luftimeve, por edhe shumica e burimeve të energjisë tani janë jofunksionale.

Është interesant se ndër qytetet në terr të plotë është Kievi, ku nga hapësira nuk mund të vërehet pothuajse as edhe një dritë – kjo ndoshta për faktin se fiken për t’ia vështirësuar punët ushtrisë ruse gjatë granatimeve.

Image
Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat