Pasojat e sulmeve të vazhdueshme ruse mbi zonat e banuara në Mariupol

Evropë

Pasojat e sulmeve të vazhdueshme ruse mbi zonat e banuara në Mariupol

Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:57
Ukrainë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se mbi 400 mijë civilë po mbahen peng në qytetin e rrethuar nga forcat ruse Mariupol, ku është bllokuar ndihma humanitare dhe procesi i evakuimit ka ngecur.

Kushtet në qytetin port janë përshkruar si apokaliptike, ku qindra mijëra banorë janë strehuar nëpër bunkerë të improvizuar, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse.

Atje mungon uji i pijshëm, energjia elektrike dhe ngrohja. Gjithashtu linja e telefonisë fikse nuk funksionon.

Një video amatore e publikuar më poshtë, shfaq pasojat e granatimeve të vazhdueshme ruse mbi lagjet e banuara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat