Ndarje e dhimbshme, oficeri ukrainas i thotë lamtumirë djalit dhe gruas

Evropë

Ndarje e dhimbshme, oficeri ukrainas i thotë lamtumirë djalit dhe gruas

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:35
Ushtari ukrainas duke u përshëndetur me familjen

Ukraina ka hyrë në ditën e 14-të të luftës, ndërsa evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit.

Tentime të ngjashme kanë dështuar në Çernihiv, sepse Rusia ka vazhduar të bombardojë rrugët dalëse, ka pretenduar Ukraina.

Një video e publikuar në rrjetin social “Facebook” nga A2CNN, shihet oficeri ukrainas teksa i thotë lamtumirë djalit dhe gruas së tij.
 

 
Ndarja e dhimbshme, oficeri ukrainas i thotë lamtumirë djalit dhe gruas

Ndarja e dhimbshme, oficeri ukrainas i thotë lamtumirë djalit dhe gruas Zhvillimet live nga Ukraina: https://bit.ly/3MrhBgN

Posted by A2 on Wednesday, March 9, 2022

 
Ditë më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte njoftuar se rreth 1.2 milionë njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat