Ja çka i pret ushtarët britanikë që shkojnë për të luftuar në Ukrainë

Evropë

Ja çka i pret ushtarët britanikë që shkojnë për të luftuar në Ukrainë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:33
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ushtarët britanikë që shkojnë për të luftuar në Ukrainë do të ndiqen penalisht pasi kështu shkelin ligjin.

Sekretarit të Mbrojtjes në Britani, Ben Wallace, iu kërkua të sqaronte pozicionin e qeverisë për ish-pjesëtarët e forcave të armatosura që shkonin për të luftuar në Ukrainë pas raporteve që disa e kishin bërë këtë.

Ka pasur gjithashtu raportime se disa ushtarë në shërbim kanë shkuar në kufirin polak me synimin për t’u bashkuar me ukrainasit ndërsa ata luftojnë kundër Rusisë, shkruan Skynews.

Duke folur në Commons të mërkurën pasdite, Wallace tha: “Pozicioni i qeverisë është, nëse jeni një anëtar në shërbim i forcave të armatosura, do të shkelni ligjin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat