Deputeti ukrainas Dmytro Gurin ka postuar në Twitter një video të spitalit të Mariupolit që thuhet se është goditur nga një sulm rus, shkruan BBC transmeton "Bota sot".
Gurin tha se "nuk kishte ende informacion për fëmijë dhe të porsalindur". Në video, deputeti thotë: "Spitali nr. 3, Mariupol, materniteti. Njerëzit janë nxjerrë nga rrënojat".
"Mariupol. Artileria ruse shkatërroi maternitetin dhe spitalin e fëmijëve. Shumë gra janë vrarë dhe të tjera janë plagosur. Ende nuk ka informacion për fëmijët dhe të porsalindurit. Hej, @OKB si po ja kalon?", shkroi ai.
Mariupol. Russian artillery ruined maternity hospital and children hospital. A lot of killed and wounded women. No information about children and newborn yet. Hey, @UN how are you doing? Please retweet pic.twitter.com/QJSfUMMngW
— Dmytro Gurin, Ukrainian MP (@DmytroGurinMP) March 9, 2022