BBC po ju sjell lajme nga Mariupol - një nga qytetet ukrainase të goditura më së keqi nga luftimet, përcjell "Bota sot". Në orët e fundit, një maternitet dhe spital për fëmijë thuhet se është goditur nga një sulm rus.
Myhajlo Todurov - i cili dikur jetonte në Mariupol para se të transferohej në Slloveni dy dekada më parë - thotë se nuk ka marrë lajme nga familja e tij atje që tetë ditë.
Duke folur para sulmit në spital, Todurov thotë se situata në qytet është një "katastrofë e madhe". “Aty janë edhe gjyshërit, hallat dhe familjet e tyre “Kam arritur të dëgjoj nga disa miq në Mariupol të dielën, por që atëherë nuk kam dëgjuar asgjë "[Njerëzit] thonë se nuk ka ushqim, ujë, elektricitet apo gaz.
Njerëzit po ndezin zjarre dhe po gatuajnë atë pak ushqim që ju ka mbetur."