LIVE: Rusia sulmon edhe një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr

Evropë

LIVE: Rusia sulmon edhe një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr

Nga: Bota sot Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:00
Pamje nga lufta në Ukrainë

(E plotësuar 23:59) Sulmi ajror rus godet një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr

Një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Serhii Sukhomlyn, përmes ndy videove të postuara në rrjetet sociale.

“Sapo është bërë një sulm ajror. Është goditur termocentrali i Zhytomirit dhe një ndërtesë civile”, shkroi ai në Facebook.

Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte fshehur në bodrum dhe doli e gjallë me lëndime të lehta, për të cilat po trajtohet në spital.

Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte fshehur në bodrum dhe doli e gjallë me lëndime të lehta, për të cilat po trajtohet në spital.

Sipas tij të gjitha dritaret ishin hedhur në erë në dy spitale, njëri prej tyre ishte spital për fëmijë, por pa viktima.

Deri më tani, nuk ka viktima të lidhura me sulmin në termocentral, por termocentrali “me shumë gjasa” do të duhet të mbyllet, sipas kryebashkiakut. Centrali furnizon një pjesë të madhe të qytetit, tha ai, duke siguruar ngrohje në 30% të Zhytomyr.

Kjo vjen pasi një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë e madhe tekstili në Zhytomyr u shkatërruan nga sulmet ushtarake ruse një ditë më parë, ndërsa të shtunën një sulm ushtarak rus rrafshoi një pjesë të një fabrike ukrainase tankesh jashtë Zhytomyr.

Austin: Putin ka vrarë njerëz të pafajshëm

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka thënë se “pushtimi i paprovokuar i Ukrainës” nga presidenti rus Vladimir Putin tashmë “ka vrarë dhe lënduar njerëz të pafajshëm” dhe ka detyruar më shumë se 1.5 milionë njerëz “të ikin nga shteti”.

Austin ka folur para takimi bilateral me ministrin e Mbrojtjes të Finlandës në Pentagon.

E falënderoi Finlandën për ndihmën që i ka dërguar Ukrainës, raporton CNN.

“Vendimi i qeverisë suaj për të dërguar ndihma sigurisht do t’i ndihmojë njerëzit e guximshëm të Ukrainës”, tha ai.

Ja sa ukrainas janë evakuuar sot

Ka shkuar në 48,000 numri i civilëve ukrainas që arritën të ikin nga qytetet e rrethuara përmes korridoreve humanitare të mërkurën.

Më herët u raportua se ky numër ishte afër 40,000, por tani është rritur në pothuajse 48,000.

Shumica e këtyre njerëzve u larguan nga qyteti verilindor i Sumy, por të tjerët arritën të largoheshin nga qyteti jugor Enerhodar dhe rajoni i Kievit.

Këto të dhëna u raportuan nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës, duke cituar një ndihmës të lartë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Nga numri i përgjithshëm i evakuuar të mërkurën: 43,000 civilë u larguan nga Sumy, 3,500 u evakuuan nga rajoni i Kievit dhe 1,000 njerëz u larguan nga Enerhodar.

Korridoret shtesë humanitare u shembën në Mariupol dhe Kharkiv kur bombardimet ruse vazhduan, pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm.

Deputeti ukrainas: Mariupolit do t'i mbarojë ushqimi për tre deri në pesë ditë

Dmytro Gurin, një deputet ukrainas, ka thënë për Sky News se bombardimet në Mariupol janë duke vazhduar dhe se ky qytet është pa ngrohje, gaz, rrymë dhe ujë.

Duke e përshkruar gjendjen e rënduar në këtë qytet port, Gurin ka thënë se brenda 3-5 ditësh ushqimi do të përfundojë për banorët e tij.

"Mariupol është pa ngrohje, gaz, rrymë dhe ujë. Njerëzit po mbledhin borën për të pasur ujë, dhe në tre deri në pesë ditë, ushqimi do të përfundojë dhe do të ketë uri përsëri. Uria në qendër të Evropës”, ka thënë Gurin.

Sipas tij, njerëzit po përgatisin ushqim në zjarre të hapura pranë shtëpive të tyre dhe po jetojnë në bodrume.

"Tani duhet të zgjidhni”, ka thënë ai duke folur për NATO-n, teksa ka shtuar Perëndimi mund të përfundojë me një luftë edhe në territorin e vet.

Një spital për fëmijë dhe një maternitet në Mariupol u goditën nga disa raketa dhe mësohet se njerëzit mbeten të bllokuar nën rrënoja. Shtatëmbëdhjetë gra, në mesin e të cilave edhe shtatzëna janë plagosur si pasojë e sulmit. Ndërkohë, disa fëmijë kanë mbetur nën rrënoja.

 ​Britania: Rusia konfirmon se ka përdorur armë termobarike në Ukrainë

Rusia ka konfirmuar se ka përdorur armë termobarike në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se homologu i saj rus tha se sistemi i armëve TOS-1A ishte vendosur.

Sistemi përdor raketa termobarike, duke krijuar efekte ndezëse dhe shpërthimi, shtoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Sky News.

Armët termobarike ose bombat vakum thithin oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë të lartë, duke prodhuar zakonisht një valë shpërthimi me një kohëzgjatje dukshëm më të gjatë se ajo e një eksplozivi konvencional. Ato janë në gjendje të avullojnë trupin e njeriut.

Javën e kaluar, një llogari në gjuhën ruse në aplikacionin e mesazheve Telegram identifikoi atë që analistët thanë se dukej të ishte një sistem rakete lëshimi termobarik rus TOS-1A në një rrugë midis Kievit dhe qytetit Sumy.

***

Ushtria ukrainase: Rusia ka arrestuar 400 persona në Herson

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka pretenduar se qindra persona janë arrestuar nga forcat ruse gjatë protestave në qytetin Herson, që ka rënë nën kontrollin e Rusisë.

Ukraina pretendon se Rusia ka arrestuar mbi 400 persona në qytetin jugor ukrainas.

Banorët e këtij qyteti, që është nën kontrollin rus, kanë protestuar gjatë fundjavës kundër trupave ruse.

“Për shkak të rezistencës së fortë të banorëve të Hersonit, okupatorët kanë tentuar që të vendosin një regjim policor dhe kanë arrestuan jashtëligjshëm mbi 400 shtetas të Ukrainës”, thanë zyrtarët në Kiev.

​​​​Harris arrin në Poloni midis mospajtimeve për furnizimin e Ukrainës me avionë

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, arriti në Poloni më 9 mars. Gjatë vizitës dyditore, ajo do të qëndrojë në Poloni dhe Rumani, ku do të bisedojë për pushtimin rus të Ukrainës dhe për ndikimin që po ka kjo luftë në rajon.

Vizita e Harris në Varshavë të Polonisë vjen në kohën e një mosmarrëveshjeje të papritur diplomatike lidhur me furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

Qeveria polake më 8 mars doli me një plan që të transferojë në bazën amerikane në Gjermani, avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29, në mënyrë që ato më pas t’iu jepen pilotëve ukrainas për të luftuar me forcat ruse. Në këmbim, SHBA-ja do ta furnizonte Poloninë me avionët e prodhimit amerikan.

Por, Polonia nuk e kishte ndarë paraprakisht këtë ide me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, para se ta bënte publike. Prandaj, Pentagoni menjëherë e hodhi poshtë këtë ide si të paqëndrueshme.

Avionët luftarakë që fluturojnë nga bazat amerikane dhe të NATO-s në një hapësirë ajrore të kontestuar me Rusinë, do të rrisnin rrezikun që lufta të zgjerohej përtej Ukrainës.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha më 9 mars se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën ka qenë mbrojtëse dhe çdo vendim për furnizimin e Kievit me MiG-29, duhet të merret nga SHBA-ja dhe NATO-ja, dhe vetëm nëse të gjitha shtetet e aleancës pajtohen për këtë.

“Polonia nuk është pjesë e kësaj lufte. Një vendim i tillë serioz për dërgimin e avionëve duhet të merret në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e NATO-s”, tha ai.

Harris pritet të vazhdojë bisedimet me palën polake për dërgimin e avionëve te ukrainasit gjatë vizitës së saj në Varshavë, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës, që ka folur për AP.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha më 9 mars se vizita e nënpresidentes Harris, nuk ishte e lidhur me çështjen e avionëve dhe se kjo çështje po “trajtohet përmes kanaleve ushtarake”.

Harris pritet të takohet më 10 mars me presidentin polak, Andrzej Sebastian Duda, dhe kryeministrin Mateusz Morawiecki, si dhe me zyrtarë ukrainas të cilët kanë udhëtuar për në Poloni.

Më 11 mars, ajo do të qëndrojë në Bukuresht, ku do të takohet me presidentin rumun, Klaus Iohannis.

Gjatë kësaj vizite dyditore, nënpresidentja Harris pritet të theksojë përkushtimin e SHBA-së për aleancën e NATO-s dhe për nevojën që të vazhdohet mbështetja humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.

Zelensky: Mbylleni qiellin, do të nisë lufta e tretë botërore, por atëherë do të jetë shumë vonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij nuk mundet që i vetëm ta luftojë Rusinë. Ai u ka bërë thirrje shteteve të tjera që të veprojnë “para se të bëhet vonë”.

Duke kërkuar mbylljen e hapësirë ajrore mbi Ukrainë, Zelensky ka thënë se do të ketë luftë të tretë botërore.

“Nuk mund të merre vendim që të mbyllet hapësira, ose të mos mbyllet. Mbylleni qiellin për ta ndalur bombardimin”, është shprehur ai për SkyNews.

“Do të nisë lufta e tretë botërore. Atëherë do të merret vendim që të mos ketë zonë fluturimi, por do të jetë tepër vonë”.

Image
Volodymyr Zelensky

“Më besoni, nëse stërzgjatët kështu, do ta shihni… ata do ta mbyllin qiellin, por që deri atëherë do të humbim miliona jetë”.

Mbretëria e Bashkuar thotë se disa ushtarë të saj mund të kenë shkuar në Ukrainë

Një numër i vogël i ushtarëve britanikë nuk i janë bindur urdhrave dhe mund të kenë shkuar për të luftuar në Ukrainë, konfirmoi Ushtria britanike.

Ushtarët që po mungojnë pa leje mund të kenë shkuar në Ukrainë “në kapacitete private”, tha Ushtria.

“Ne në mënyrë aktive dhe të fuqishme i inkurajojmë ata të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës i Ushtrisë britanike.

Ushtria ka thënë se gjithë personelit i është i ndaluar që të udhëtojë për në Ukrainë deri në një njoftim të ri.

SHBA-ja dënon përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve, pasi sulmet ajrore ruse goditën një spital të fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol të Ukrainës.

“Është e tmerrshme të shohësh këtë lloj të përdorimit barbar të forcës ushtarake kundër civilëve të pafajshëm në një shtet sovran”, tha Sekretarja për Media, Jen Psaki.

Në sulmin ajror në Mariupol janë plagosur të paktën 17 persona, tha një zyrtar ukrainas.

Ky sulm ndodhi teksa hapja e korridoreve humanitare mundësuan që civilët të evakuohen nga qytetet e rrethuara ukrainase, por marrëveshja për evakuimin e civilëve nuk është respektuar plotësisht pas vazhdimit të luftimeve.

Edhe Vatikani e ka dënuar këtë sulm, duke e quajtur të papranueshëm.

“Bombardimi i spitaleve është i papranueshëm. Nuk ka asnjë arsye, asnjë motiv për një gjë të tillë”, tha Sekretari i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Ndërkaq, autoritetet në qytetin e Mariupolit thanë se dëmet ishin “kolosale”, ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nën rrënoja ka edhe fëmijë. Ai e quajti këtë sulm “mizori”, teksa autoritetet ende janë duke punuar për të kuptuar numrin e saktë të viktimave.

Sipas Associated Press, dridhjet e tokës janë ndjerë dy kilometra larg ndërtesës së spitalit në Mariupol, që u godit nga një seri shpërthimesh.

Policia dhe ushtarët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në rrjete sociale u publikuan pamjet e shpëtimit të një gruaje shtatzënë, e cila ishte e gjakosur dhe po bartej me barelë.

Britania thirrje G7 të ndalojë importet e naftës ruse

Britania e Madhe u bëri sot thirrje të gjitha vendeve të G7 që të mos përdorin më naftën dhe gazin rus, siç kanë bërë Londra dhe Uashingtoni, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

"Putin duhet të dështojë," tha sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

"Në përgjigjen tonë, ne duhet të dyfishojmë sanksionet," tha ajo në një konferencë shtypi me homologun e tij Antony Blinken.

Kjo përfshin, tha ajo, përjashtimin të plotë të bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar Swift.

BE ka përjashtuar tashmë shtatë banka ruse nga platforma, por ka vendosur të kursejë tani për tani dy institucione të mëdha financiare të lidhura ngushtë me sektorin e hidrokarbureve, për shkak të varësisë së madhe të disa vendeve evropiane nga gazi rus.

Për të njëjtën arsye, BE-ja nuk dëshiron të ndalojë importin e energjisë ruse, gjë e cila u njoftua nga SHBA dhe Britania e Madhe të martën.

"Ne duam të inkurajojmë një grup më të madh vendesh që të bashkohen me ne në këto sanksione," shtoi Truss.

***

BE do të dërgojë pajisje komunikimi në Ukrainë

Bashkimi Evropian tha sot se po punon për dërgimin e pajisjeve të komunikimit në Ukrainë pasi vendi i kërkoi Brukselit ndihmë për të mbajtur funksionimin e rrjeteve të telekomit.

“BE mori një kërkesë nga miqtë tanë ukrainas dhe ne jemi në proces të koordinimit për këtë”, tha ministri francez për Ekonomi Digjitale Cedric O, sipas Associated Press.

Ai tha se zyrtarët e BE-së diskutuan ndihmën në formën e pajisjeve elektronike dhe kompjuterike që ata mund t'i ofronin Ukrainës për të siguruar që rrjetet e telekomit dhe administrative të vendit "të vazhdojnë sa më normalisht të jetë e mundur".

Ndërsa ofensiva ruse po vazhdon, aftësia e Ukrainës për të mbajtur telekomunikacionet në disa zona është në pikëpyetje pasi rrjetet e telefonave mobilë u dëmtuan në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

***

Zelensky thotë se dialogu i drejtpërdrejtë me Putin mund ta zgjidhë luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes një dialogu të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Nuk ka të bëjë me atë që mund të jap. Qëllimi im në çdo negociatë është t'i jap fund luftës me Rusinë”, tha Zelensky në një intervistë për “Bild”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është gati të njohë pavarësinë e Donbasit dhe Krimesë.

Jam gati të ndërmarr hapa të caktuar për t’i dhënë fund luftës. Kompromiset mund të bëhen, por ato nuk duhet të nënkuptojnë tradhti ndaj vendit tim”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se pala tjetër duhet të jetë e gatshme për kompromise.

Zelensky vlerësoi se kjo është e vetmja rrugëdalje nga situata aktuale.

Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t'i japim fund kësaj lufte”, tha ai.

***

Klitschko lëshon mesazhin: Zemra po më rrjedhë gjak, po vriten shumë fëmijë

Ëladimir Klitschko ka lëshuar së fundi një mesazh shumë të dhimbshëm, duke thënë se nga agresioni i Rusisë në Ukrainë janë duke humbur jetën shumë fëmije.

Ukraina thotë se forcat ruse që rrethojnë qytetin port jugor të Mariupolit kanë shkatërruar një maternitet, derisa qeveria ruse e mohoi këtë.

Mediat ukrainase raportojnë se 17 persona janë plagosur, përfshirë pacientë dhe staf. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se mes atyre në rrënoja ka edhe fëmijë.

Në mesazhin e tij, Klitschko ka kërkuar që lufta e Putinit të ndalet menjëherë.

“Zemra ime po rrjedh gjak,” tha Klitschko. “Shpesh thuhet se viktima e parë e luftës është e vërteta. Po, është, siç mund ta shihni në Rusi”.

“Por e dini çfarë? Viktimat më të padurueshme janë fëmijët. Fëmijët po vdesin me dhjetëra tani, në shtëpi, në shtëpitë e tyre apo rrugëve derisa po largohen”, ka vazhduar më tutje Klitschko.

“Shikoni këto imazhe. Ato janë rezultati konkret dhe real i “operacioneve speciale” të Putinit. Kur nuk ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe ua shkatërron shtëpitë dhe shkollat. Të sulmosh fëmijët është të sulmosh jetën, vetë qytetërimin. Nëse nuk doni t'i shihni më këto imazhe, nuk duhet të shikoni larg. Ju duhet ta ndaloni luftën e Putinit tani", ka thënë në fund Klitschko.

Image
Pamje nga lufta në Ukrainë

***

BE-ja shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë

Bashkimi Evropian të mërkurën ka shtuar edhe 160 oligarkë dhe ligjvënës rusë në listën e sanksioneve. Sanksionet kanë në shënjestër kripto-asetet dhe sektorin detar. Këto masa janë vazhdimësi e ndëshkimeve të bllokut ndaj Moskës e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Blloku evropian po ashtu tha se tri banka bjelloruse do të largohen nga sistemi i mesazheve SWIFT, për shkak të mbështetjes së Minskut për sulmin e Kremlinit ndaj Ukrainës.

“Ne po shtrëngojmë edhe më tej sanksionet në përgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrianës”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në deklaratën e BE-së u tha se 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus dhe 14 oligarkë të lidhur me Kremlinin dhe familjarët e tyre, janë futur në listën e ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve të lëvizjes.

Në mesin e të sanksionuarve është miliarderi Andrei Melnichenko që merret me prodhimin e qymyrit, drejtori i kompanisë së fluturimeve Aeroflot, Mikhail Poluboyarinov dhe Dmitry Pumpyansky, i cili ka në pronësi tubacione të gazit.

Po ashtu, të sanksionuar janë edhe miliarderi Dmitry Mazepin dhe djali i tij, Nikita, i cili është ngasës në Formulën 1 dhe i cili së fundmi është larguar nga ekipi i tij, Haas.

BE-ja ka sanksionuar edhe dhëndrin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Alexander Vinokurov.

Në sanksionet e bllokut evropian janë vendosur edhe kufizime ndaj kriptovalutave, me qëllim që të sanksionuarve t’iu pamundësohet që të përdorin ato për të shmangur sanksionet.

BE-ja ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione të tjera nëse Moska nuk i jep fund luftës në Ukrainë.

Përveç një sërë masash të ndërmarra nga BE-ja, edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë edhe ndalimin e importit të gazit, naftës dhe energjisë ruse.

Rreziku i rrjedhjes së rrezatimit në Çernobil, deklarohet IAEA

Ukraina njoftoi sot se ekzistonte rreziku i rrjedhjeve të rrezatimit në Çernobil pas ndërprerjes së termocentralit, por Agjencia e Energjisë Atomike e OKB-së nuk identifikoi një "ndikim vendimtar në siguri".

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom tha se një linjë transmetimi me tension të lartë u dëmtua gjatë luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse që kontrollonin mbylljen dhe se Çernobili ishte shkëputur nga rrjeti kombëtar i energjisë.

Energoatom deklaroi se "substancat radioaktive" që mund të jenë një kërcënim për pjesët e tjera të Ukrainës dhe Evropës mund të çlirohen nëse nuk do të kishte energji elektrike për të ftohur karburantin e harxhuar bërthamor të ruajtur në termocentralin që pësoi aksidentin më të keq bërthamor në botë në vitin 1986.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë mund të mbajnë fabrikën vetëm për 48 orë.

“Pas kësaj, sistemet e ftohjes së ruajtjes së karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalen, gjë që do ta bëjë të pashmangshme rrjedhjen e rrezatimit”, shkroi ai në Twitter.

Kreu i diplomacisë ukrainase i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t'i kërkojë Rusisë të pezullojë operacionet ushtarake në zonë në mënyrë që lloje të veçanta të rinovojnë furnizimin me energji elektrike.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi në Twitter se nuk sheh një ndikim vendimtar në siguri.

IAEA paralajmëroi të martën se sistemet e monitorimit të materialit bërthamor në objektet e mbetjeve radioaktive të Çernobilit kishin ndaluar transmetimin e të dhënave.

Termocentrali ende radioaktiv i Çernobilit është rreth njëqind kilometra larg Kievit. Reaktori i katërt i uzinës shpërtheu në prill 1986 gjatë një testi sigurie dhe grimcat radioaktive u përhapën në pjesën më të madhe të Evropës.

Një ekspert bërthamor i njohur me sistemin e uzinës tha se kishte arsye për shqetësim lidhur me situatën, me pyetjen kryesore që ishte se sa shpejt mund të rivendosej energjia për centralin, sipas Reuters.

"Ndërprerjet e energjisë në objektet bërthamore janë potencialisht shumë të rrezikshme," tha eksperti në mënyrë anonime, pasi ai nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për situatën.

“Një ndërprerje e energjisë mund të çojë në avullimin e ujit në magazinë dhe ekspozimin ndaj shufrave të karburantit të shpenzuar. Ata përfundimisht mund të shkrihen dhe kjo mund të çojë në një çlirim të konsiderueshëm të rrezatimit," shtoi ai.

OKB: 516 viktima civile në Ukrainë, 908 të tjerë të plagosur

Zyra e OKB-së bën me dije se 516 civilë janë vrarë në Ukrainë prej fillimit të sulmeve ruse 2 javë më parë.

Sipas raportimeve 908 të tjerë janë plagosur ndërsa numri mendohet të jetë më i lartë.

OKB bën me dije se shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, përfshirë granatimet e sulmet ajrore.

Nga ana tjetër Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët teksa po zhvillon 'operacion special' në Ukrainë.

***

SHBA në kontakt me Ukrainën e NATO-n për aeroplanët luftarakë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki deklaroi sot se zyrtarët amerikanë mbeten në kontakt me Ukrainën dhe NATO-n në lidhje me avionët luftarakë për Ukrainën, pasi Pentagoni vlerësoi se marrëveshja që përfshin avionët polakë është e paqëndrueshme.

Psaki u tha gazetarëve se sfidat logjistike mbeten nëse avionët polakë MiG duhet të përdoren për të ndihmuar Ukrainën, raporton Reuters.

Dje, Shtetet e Bashkuara refuzuan ofertën e aleatit të NATO-s, Polonisë, për të transferuar avionët e saj luftarakë MiG-29 të prodhimit rus në bazën amerikane në Gjermani, me qëllim rimbushjen e forcave ajrore ukrainase në mbrojtje kundër pushtimit rus.

Uashingtoni po përpiqet të përshpejtojë dërgimin e armëve në Ukrainë, por mundësia e hyrjes së avionëve luftarakë nga territori i Aleancës në zonën e luftës "ngre shqetësime serioze për të gjithë NATO-n", tha Pentagoni.

NATO ka thënë se nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, një fuqi tjetër bërthamore, dhe presidenti amerikan Joe Biden ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë.

Më herët sot, kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi se vetëm të gjitha vendet anëtare të NATO-s mund të marrin një vendim për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Zyrtarët ukrainas: Mbi 1,100 civilë të vrarë në Mariupol që prej nisjes së pushtimit

Në qytetin ukrainas, Mariupol, 1,170 civilë janë vrarë që prej se ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt, ka thënë zëvendëskryetari i këtij qyteti.

Po ashtu ka pasur raportime se autoritetet në këtë qytet në jug të Ukrainës, që është cak i sulmeve ajrore ruse për ditë me radhë, kanë hapur varr masiv, pasi morgjet janë të mbingarkuara.

“Fatkeqësisht, ka shumë trupa”, ka thënë për Financial Times zyrtari lokal, Vitaly Falkovsky. “Ka qenë një masë e nevojshme sepse nuk mund t’i varrosim njerëzit normalisht. Morgjet janë të stërmbushura”, ka thënë ai.

Associated Press ka raportuar se mbi 60 persona janë varrosur në varrin masiv në dy ditët e fundit. Në këtë numër përfshihen civilët dhe ushtarët e vrarë nga granatimet, por edhe banorët që kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme.

Image
Mariupol, Ukrainë.

OBSH verifikoi 18 sulme mbi objektet shëndetësore në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka verifikuar 18 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë deri më tani, tha të mërkurën Drejtori i Përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Deri më tani, OBSH ka verifikuar 18 sulme ndaj objekteve shëndetësore, punonjësve shëndetësorë dhe ambulancave, duke përfshirë dhjetë vdekje dhe 16 lëndime, tha Tedros në një konferencë për media.

“Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe OBSH po mbështet vendet fqinje për të ofruar kujdes shëndetësor për refugjatët, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Disa nga sfidat kryesore shëndetësore që shohim janë hipotermia dhe ngricat, sëmundjet e frymëmarrjes, mungesa e trajtimit për sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, dhe çështjet e shëndetit mendor. Personeli i OBSH-së dhe është vendosur në vendet fqinje për të ofruar shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale.”

Tedros tha se organizata ka dorëzuar 81 tonë metrikë furnizime në rajon dhe po punon për krijimin e një tubacioni për të marrë furnizime në objektet shëndetësore.

“Dje, ne dërguam 5 metrikë ton furnizime mjekësore në Kiev për të mbështetur kujdesin kirurgjik për 150 pacientë me traumë dhe furnizime të tjera për të menaxhuar një sërë kushtesh shëndetësore për 45,000 njerëz për një muaj. Më shumë furnizime do të shpërndahen sot”, tha ai.

Dr. Adelheid Marschang, oficer i lartë i urgjencës, tha se mbikqyrja “e jashtëzakonshme” e Covid-19 në vend mbetet dhe rastet duket se janë në rënie.

“Duhet të themi në mënyrë të jashtëzakonshme, Ukraina ka ruajtur sistemin e saj të mbikëqyrjes dhe reagimit ndaj Covid-19. Dhe ne kemi shënuar në javën e fundit 731 vdekje nga Covid-19, numri i rasteve duket se po zvogëlohet”, tha ajo, duke theksuar se organizata po monitoron edhe rrezikun e përhapjes së fruthit dhe poliomielitit në krizë.

“Realiteti është se kushtet që shohim në Ukrainë janë përbërësit më të këqij të mundshëm për amplifikimin dhe përhapjen e sëmundjeve infektive”, tha Dr. Mike Ryan, drejtor i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Blinken: Putin do të dështojë në Ukrainë

​Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se ai është absolutisht i bindur se presidenti rus Vladimir Putin do të dështojë dhe se Rusia do të pësojë një disfatë strategjike.

“Siç kemi thënë më parë, ju mund të fitoni një betejë, por kjo nuk do të thotë se ju e fitoni luftën – përkundrazi. Mund të marrësh një qytet, por nuk mund të marrësh zemrat dhe mendjet e njerëzve të tij dhe ukrainasit po e demonstrojnë këtë çdo ditë”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit së bashku me homologen e tij britanike, Liz Truss.

Diplomati i lartë amerikan tha se “nëse qëllimi i Putinit është të imponojë një lloj regjimi kukull duke zhvendosur qeverinë ekzistuese dhe duke vendosur një të tillë sipas dëshirës së tij, mendoj se është shumë e qartë nga përgjigja e popullit ukrainas se ata kurrë nuk do ta pranojnë këtë.”

"Dhe nëse ai përpiqet të zbatojë një regjim të tillë kukull duke mbajtur forcat ruse në Ukrainë, do të jetë një rrëmujë e gjatë, e përgjakshme, e zgjatur në të cilën Rusia do të vazhdojë të vuajë rëndë," tha Blinken.

Blinken tha se SHBA-ja kishte kërkuar t'i siguronte liderit rus rampa, por "sa herë që ka pasur një mundësi" për t'i marrë ato, "ai ka shtypur përshpejtuesin dhe ka vazhduar në këtë rrugë të tmerrshme që ai ka ndjekur".

Blinken tha se Rusia tashmë kishte "dështuar në objektivat e saj kryesore".

“Nuk do të jetë në gjendje të mbajë Ukrainën në një afat të gjatë, përsëri, pavarësisht se cilat janë fitoret taktike që mund të arrijë, "tha ai.

Armë biologjike po zhvillohen në Ukrainë? Reagon ashpër SHBA, ky është mesazhi ndaj Moskës

SHBA e ka quajtur "propagandë absurde", pretendimin e përshkruar nga Rusia se po zhvillohen armë biologjike në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova, u tha: "Mund të konkludojmë se në laboratorët ukrainas afër kufijve tanë, po zhvillohen komponentët e armëve biologjike", raporton Sky News, përcjell Bota sot.

“U urdhërua asgjësimi urgjent i këtyre materialeve për të mos zbuluar materialet dhe programet që po bëheshin aty”.

Sipas saj, aty përfshiheshin patogjenë vdekjeprurës duke përfshirë murtajën dhe antraksin.

Moska i bëri thirrje Uashingtonit të shpjegojë "laboratorët ukrainas të armëve biologjike".

Igor Konashenkov, zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, tha: “Është e qartë se në vazhdën e operacionit special ushtarak, Pentagoni filloi të kishte shqetësime serioze për eksperimentet sekrete biologjike të zbuluara në territorin ukrainas".

"Dokumentet e zbuluara konfirmojnë se komponentët për armët kimike u zhvilluan në laboratorët biologjikë ukrainas në afërsi të Rusisë", shtoi ai.

Megjithatë, një zyrtar amerikan e hodhi poshtë pretendimin si "propagandë absurde" dhe akuzoi Rusinë se kërkon pretekste retroaktive për luftën.

Truss: Nuk po shqyrtojmë futjen e një zone ndalim-fluturimi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, deklaroi sot se vendi nuk po shqyrton mundësinë e vendosjes së një zone të ndaluar fluturimi mbi korridoret humanitare në Ukrainë.

“Fakti është se krijimi i një zone ndalim-fluturimi do të çonte në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Dhe kjo nuk është ajo që ne duam”, tha kreu i diplomacisë britanike në një konferencë për shtyp në Uashington, transmeton Reuters.

Siç tha ajo, qëllimi është që ukrainasve t'u mundësohet të mbrojnë vendin e tyre me sistemet më të mira të mundshme kundër tankeve dhe mbrojtjes ajrore.

 Zyrtari amerikan i mbrojtjes thotë se Rusia ka ende “90% të fuqisë së saj luftarake në dispozicion”

Rusia ka rreth “90% të fuqisë së saj luftarake të disponueshme ende gati për përdorim” në Ukrainë, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan CNN.

SHBA vlerëson se Rusia nuk ka më “disa qindra automjete me vija dhe madhësi të ndryshme” në dispozicion të tyre, por SHBA nuk e di nëse ato automjete janë kapur, shkatërruar apo braktisur, shtoi zyrtari.

CNN raportoi për herë të parë të martën se SHBA vlerësoi se rreth 8% deri në 10% e aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës tani janë shkatërruar ose nuk funksionojnë, sipas një zyrtari amerikan të njohur me inteligjencën më të fundit që nga e marta.

Pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake. Kjo është afër dyfishi i humbjeve që raportoi CNN javën e kaluar kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

Rusia tani e pranon, ja çka ka dërguar në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar sot se në luftën në Ukrainë ka dërguar edhe rekrutë, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin e ka mohuar vazhdimisht këtë, duke pretenduar se në Ukrainë ndodhen vetëmm ushtarë profesionistë për “operacionin special ushtarak”, siç e quan Kremlini pushtimin e Ukrainës.

Sky News kujton se që nga viti i kaluar, të gjithë shtetasit rusë të moshës 18 deri në 27 vjeç i nënshtrohen një viti shërbimi ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se disa rekrutë, për të cilët thotë se shërbenin në njësitë e furnizimit, u kapën nga ushtarët ukrainas.

“Fatkeqësisht, ne kemi zbuluar disa raste të rekrutëve në operacionin special ushtarak në Ukrainë. Pothuajse të gjithë ushtarët e tillë tani janë kthyer në Rusi”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ish Miss-i arratiset nga Ukraina me djalin: “Shpëtuam nga bombat”!

Ish Miss Ukraina, Veronika Didusenko arriti ta largohej bashkë me të birin nga vendi i saj pas sulmit rus.

Tani është në SHBA ku u takua me miqtë e saj, të cilët u ofruan ta ndihmojnë.

“Ne u zgjuam nga sirenat dhe shpërthimet në Kiev… një qytet me më shumë se 3 milion njerëz, i cili ishte në gjumë, dhe pa ndonjë shpallje zyrtare të luftës, pa asnjë shpresë që banorët e tij të merrnin strehim, u godit nga një bombë armësh. Në udhëtimin tim të gjatë deri në kufirin e Ukrainës, nuk kishte asnjë vend ku nuk tingëllonin sirenat, ku raketat dhe bombat nuk do të shpërthenin.

Tani për tani, miliona fëmijë ukrainas dhe nënat e tyre po shkojnë… për në stacionet e metrosë. Edhe më e trishtueshme është që gratë po lindin në kushte të tilla në këto stacione. Avionët rusë, tanket dhe raketat e shumta vazhdojnë të godasin dhjetëra qytete të Ukrainës.”, u shpreh ajo.

Vetëm disa ditë pasi ajo u kurorëzua Miss Ukraina 2018, asaj iu hoq titulli për shkak se ishte nënë beqare, gjë që është kundër rregullave të konkursit në këtë vend. Që atëherë krijoi organizatën jofitimprurëse “Right to Be a Mother”, për të ndryshuar rregullat për konkurset Miss World dhe Miss Universe.

Blinken thirrje Rusisë: Lejoni ukrainasit të largohen nga qytetet

Sekretari i Shtetit Antony Blinken kërkoi sot nga Rusia që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me bombardimet e pamëshirshme të trupave ruse.

“Rusia ka pushtuar Ukrainën pa arsye. Ajo duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të largohen nga qytetet e rrethuara”, tha Blinken.

Ndryshe, sot rusët kanë sulmuar spitalin e fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol, pas të cilit erdhi reagimi i kryeministrit britanik Boris Johnson.

"Pak gjëra janë aq të çoroditura sa synimi i njerëzve të pambrojtur dhe të pafuqishëm," shkroi Johnson në Twitter.

Ai shtoi se Britania e Madhe po heton të gjitha mënyrat e tjera që mund të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga sulmet ajrore dhe se qeveria britanike e konsideron presidentin VLadimir Putin përgjegjës për krimet e tmerrshme.

17 të plagosur në sulmin ajror në spitalin e Mariupolit

17 persona kanë mbetur të plagosur në sulmin ajror që u bë në spitalin e Mariupolit, në jug të Ukrainës.

Guvernatori rajonal i Mariupol, tha se në mesin e të plagosurve ka edhe gra shtatzëna në sulmin shkatërrues ajror këtë pasdite, shkruan Skynews.

Presidenti ukrainas tha më herët se fëmijët ishin të bllokuar nën rrënoja.

Për momentin është e paqartë nëse ka pasur viktima.

Image
Pamje nga lufta në Ukrainë, Mariupol

Rusia tani e pranon se ka dërguar rekrutë për të luftuar në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar sot se në luftën në Ukrainë ka dërguar edhe rekrutë, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin e ka mohuar vazhdimisht këtë, duke pretenduar se në Ukrainë ndodhen vetëmm ushtarë profesionistë për “operacionin special ushtarak”, siç e quan Kremlini pushtimin e Ukrainës.

Sky News kujton se që nga viti i kaluar, të gjithë shtetasit rusë të moshës 18 deri në 27 vjeç i nënshtrohen një viti shërbimi ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se disa rekrutë, për të cilët thotë se shërbenin në njësitë e furnizimit, u kapën nga ushtarët ukrainas.

“Fatkeqësisht, ne kemi zbuluar disa raste të rekrutëve në operacionin special ushtarak në Ukrainë. Pothuajse të gjithë ushtarët e tillë tani janë kthyer në Rusi”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ukraina akuzon Rusinë për bombardimin e një spitali fëmijësh në Mariupol

Ukraina thotë se të paktën 1,170 civilë janë vrarë në qytetin e Mariupolit, që nga fillimi i agresionit rus.

Një agjenci shtetërore informacioni ukrainase që i referohet nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit thotë se nga mbi një mijë të vrarët, 47 janë varrosur në një varr masiv sot.

Ndërkohë Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e një spitali fëmijësh në qytet, duke shkelur një armëpushim që ishte vendosur për të mundësuar evakuimin e qindra mijëra civilëve të bllokuar në qytet.

Rusia, e cila mohon të ketë vënë në shënjestër civilët, kishte thënë se do të ndalte zjarrin për t'i lënë civilët të largoheshin nga Mariupoli dhe qytete të tjera të rrethuara të mërkurën. Por këshilli i qytetit tha se spitali ishte goditur më shumë se një herë.

"Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal," tha Këshilli në një postim në internet.

Më herët Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Rusia kishte thyer armëpushimin rreth qytetit port jugor, i cili shtrihet midis zonave separatiste të mbështetura nga Rusia të Ukrainës lindore dhe Krimesë, të aneksuar nga Moska nga Ukraina në 2014.

Zyrtarët lokalë në qytete të tjera thanë se disa civilë ishin larguar të mërkurën përmes korridoreve të sigurta, duke përfshirë nga Sumy në Ukrainën lindore dhe Enerhodar në jug.

Megjithatë, forcat ruse po pengonin një autokolonë prej 50 autobusësh që të evakuonin civilët nga qyteti Bucha pranë Kievit, thanë autoritetet lokale në një postim në internet.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimeve që do të lejonin evakuimin nga Mariupoli, të cilin forcat ruse e mbajnë të rrethuar prej më shumë se një jave.

Johnson pas sulmit rus në spital: Ka pak gjëra çoroditura sesa të synosh të pambrojturit

Në një përgjigje ndaj granatimit që u raportua se ndodhi në një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol, kryeministri britanik Boris Johnson thotë: "Ka pak gjëra më të çoroditura sesa të synosh të pambrojturit".

Ai shkruan në Twitter se Mbretëria e Bashkuar po "eksploron më shumë mbështetje për Ukrainën për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore". Johnson thotë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të kërkojë llogari nga Putini "për krimet e tij të tmerrshme".

Putin dhe Scholz bisedojnë në telefon për luftën në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan srf.ch transmeton "Bota sot". Kremlini tha se politikanët kishin diskutuar "përpjekjet politiko-diplomatike" për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Putin foli edhe me Scholz-in për negociatat ruse me Ukrainën. Të dy palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për takimin e fundit në Bjellorusi të hënën, pa u bërë i ditur ndonjë përparim i rëndësishëm.

Për më tepër, Putin e informoi Scholz-in për masat e shpëtimit për civilët në qytetet e pushtuara të Ukrainës. Shefi i Kremlinit akuzoi njësitë ukrainase për pengim të evakuimeve. Nga ana e saj, Ukraina akuzon Rusinë për granatimin e korridoreve të arratisjes. “U ra dakord që të vazhdojnë kontaktet në nivele të ndryshme”, tha Kremlini në fund të bisedës telefonike.

Të paktën 516 civilë të vrarë deri më tani në Ukrainë

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se 1,424 civilë kanë pësuar nga sulmet ruse në Ukrainë, që kur kanë nisur ato, më 24 shkurt.

Sipas të dhënave të kësaj zyre, 516 prej tyre kanë mbetur të vrarë.

Ndërkaq 908 të plagosur.

Kjo zyrë megjithatë e rithekson se shifrat mund të jenë më të larta.

Image
Pamje nga lufta në Ukrainë

Deri të martën, numri i të vrarëve ishte 474, ndërkaq i të plagosurve ishte 861.

Lexo edhe: Centrali i Çernobilit pëson “errësirë të plotë”, jepet alarmi për katastrofë nga rrezatimi, Ukraina kërkon armëpushim

Shumica e atyre që kanë vdekur, e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me raketa.

Dy javë luftime: Gjendja aktuale në qytetet e Ukrainës

Të mërkurën janë bërë dy javë qëkur nisi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Brenda 14 ditëve janë regjistruar mijëra të vdekur e mbi një milion refugjatë ukrainas që i kanë lëshuar shtëpitë e tyre për një vend më të sigurt.

Në Kharkiv të Ukrainës qyteti është ende i bllokuar nga pozicionet ruse në veri, perëndim e jug, bën të ditur një medium online i specifikuar për raportime të konflikteve.

Në Luhansk, forcat separatiste ruse kanë avancuar duke “çliruar” edhe Popasnyan, Rubizhne dhe një pjesë të Severodonetks. Luftimet, siç bëhet e ditur, po vijojnë në Izyum, ku forcat ruse kanë pushtuar gjysmën e qytetit dhe po përpiqen ta arrijnë në urën e lumit Bug.

“Në disa lokalitete, forcat ukrainase kanë zgjedhur t’i mbrojnë qytetet nga brenda. Kjo taktikë, vepron si mundësi për të përparuar ndaj rusëve, por që rritë rrezikun ndaj civilëve”, thuhet tutje sipas “Defensionem”.

Luftimet më të ashpra dhe rezistenca më e madhe ukrainase është e bazuar në Kharkiv, Kiev, Mariupol dhe Nikolayev.

Rënia e Chernihivit do t’i shkurtonte linjat ruse të furnizimit në veri të kryeqytet ukrainas, me ç’rast do t’i shkaktonte më shumë telashe Ukrainës.

Zelenksy: Rusia ka sulmuar një spital në Mariupol

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se të mërkurën ka kryer sulme ndaj një maternitet në qytetin jugor të Mariupolit.

Ai tha se ka fëmijë që kanë mbetur “nën rrënoja”.

Këshilli i qytetit tha po ashtu se spitali është shkatërruar. Ky këshill nuk dha shifra për viktima, por shtoi se “shkatërrimi është kolosal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat