Të mërkurën janë bërë dy javë qëkur nisi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Brenda 14 ditëve janë regjistruar mijëra të vdekur e mbi një milion refugjatë ukrainas që i kanë lëshuar shtëpitë e tyre për një vend më të sigurt.
Në Kharkiv të Ukrainës qyteti është ende i bllokuar nga pozicionet ruse në veri, perëndim e jug, bën të ditur një medium online i specifikuar për raportime të konflikteve.
Në Luhansk, forcat separatiste ruse kanë avancuar duke “çliruar” edhe Popasnyan, Rubizhne dhe një pjesë të Severodonetks. Luftimet, siç bëhet e ditur, po vijojnë në Izyum, ku forcat ruse kanë pushtuar gjysmën e qytetit dhe po përpiqen ta arrijnë në urën e lumit Bug.
“Në disa lokalitete, forcat ukrainase kanë zgjedhur t’i mbrojnë qytetet nga brenda. Kjo taktikë, vepron si mundësi për të përparuar ndaj rusëve, por që rritë rrezikun ndaj civilëve”, thuhet tutje sipas “Defensionem”.
Luftimet më të ashpra dhe rezistenca më e madhe ukrainase është e bazuar në Kharkiv, Kiev, Mariupol dhe Nikolayev.
Rënia e Chernihivit do t’i shkurtonte linjat ruse të furnizimit në veri të kryeqytet ukrainas, me ç’rast do t’i shkaktonte më shumë telashe Ukrainës.