Kancelari gjerman Olaf Scholz foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan srf.ch transmeton "Bota sot". Kremlini tha se politikanët kishin diskutuar "përpjekjet politiko-diplomatike" për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Putin foli edhe me Scholz-in për negociatat ruse me Ukrainën.
Të dy palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për takimin e fundit në Bjellorusi të hënën, pa u bërë i ditur ndonjë përparim i rëndësishëm.
Për më tepër, Putin e informoi Scholz-in për masat e shpëtimit për civilët në qytetet e pushtuara të Ukrainës.
Shefi i Kremlinit akuzoi njësitë ukrainase për pengim të evakuimeve. Nga ana e saj, Ukraina akuzon Rusinë për granatimin e korridoreve të arratisjes. “U ra dakord që të vazhdojnë kontaktet në nivele të ndryshme”, tha Kremlini në fund të bisedës telefonike.