Rusia tani e pranon, ja çka ka dërguar në Ukrainë

Evropë

Rusia tani e pranon, ja çka ka dërguar në Ukrainë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:42
Vladimir Putin

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar sot se në luftën në Ukrainë ka dërguar edhe rekrutë, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin e ka mohuar vazhdimisht këtë, duke pretenduar se në Ukrainë ndodhen vetëmm ushtarë profesionistë për “operacionin special ushtarak”, siç e quan Kremlini pushtimin e Ukrainës.

Sky News kujton se që nga viti i kaluar, të gjithë shtetasit rusë të moshës 18 deri në 27 vjeç i nënshtrohen një viti shërbimi ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se disa rekrutë, për të cilët thotë se shërbenin në njësitë e furnizimit, u kapën nga ushtarët ukrainas.

“Fatkeqësisht, ne kemi zbuluar disa raste të rekrutëve në operacionin special ushtarak në Ukrainë. Pothuajse të gjithë ushtarët e tillë tani janë kthyer në Rusi”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat