Një ndër snajperistët më të tmerrshëm të të gjitha kohërave ka dalë vullnetar për të luftuar kundër Rusisë.
Siç raportojnë mediat botërore, ai sot ka arritur në Ukrainë, shkruan "Bota sot"
Snajpërisit i quajtur Wali më parë kishte shërbyer në Irak.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/09/auto_sklsklklf1646856344.jpg)
Ai në vitin 2015 kishte luftuar kundër ISIS-it.
Përveç shërbimit në Irak, 40-vjeçari kishte shërbyer dy herë në Afganistan, si snajperist me Forcat e Armatosura Kanadeze.
Ai e la shtetin e tij, Kanadanë pasi e dëgjoi të shtunën e kaluar thirrjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Snajperisti 40 vjeçar ka folur për “La Presse”, ku ka treguar se si erdhi deri te vendimi për të shkuar në Ukrainë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/09/auto_skdfkjfjkf1646856345.jpg)
Ai ka tregoi se kishe folur më një mik të tij, i cili i kishte treguar se në Ukrainë kishin nevojë për një snajperist.
Wali ka deklaruar se i është përgjigjur thirrjes pozitivisht, pasi që e përshkruan vetën sikurse një “zjarrfikës që dëgjon alarmin”.
Po ashtu, ai ka treguar se është i martuar dhe ka një djalë të vogël. Ndërkaq, gruaja e tij nuk e ka pritur mirë vendimin e tij për t`iu bashkuar luftës në Ukrainë.
Por, një pritje të mirë i kanë bërë ukrainasët.
Siç tregon Wali, atë dhe tre ushtarë të tjerë kanadezë, ukrainasët i pritën me përqafime, shtrëngime duarsh, e flamuj pasi e kaluan kufirin me Poloninë.