Ushtria ukrainase: Rusia ka arrestuar 400 persona në Herson

Evropë

Ushtria ukrainase: Rusia ka arrestuar 400 persona në Herson

Më: 9 mars 2022 Në ora: 22:56
Banorët e këtij qyteti, që është nën kontrollin rus, kanë protestuar gjatë fundjavës kundër trupave ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka pretenduar se qindra persona janë arrestuar nga forcat ruse gjatë protestave në qytetin Herson, që ka rënë nën kontrollin e Rusisë.

Ukraina pretendon se Rusia ka arrestuar mbi 400 persona në qytetin jugor ukrainas.

Banorët e këtij qyteti, që është nën kontrollin rus, kanë protestuar gjatë fundjavës kundër trupave ruse.

“Për shkak të rezistencës së fortë të banorëve të Hersonit, okupatorët kanë tentuar që të vendosin një regjim policor dhe kanë arrestuan jashtëligjshëm mbi 400 shtetas të Ukrainës”, thanë zyrtarët në Kiev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat