Ukraina: Përparimi i forcave ruse është ngadalësuar

Evropë

Ukraina: Përparimi i forcave ruse është ngadalësuar

Më: 10 mars 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Përparimi i forcave ruse është ngadalësuar në disa zona të Ukrainës, tha në një deklaratë  Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas BBC.

“Përparimi i Rusisë në drejtim të Kievit është ngadalësuar“.

Image
Harta

Në Ukrainën lindore, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të pengojnë ofensivën ruse në Donetsk , Slobozhansky dhe në Tavriya. Ata po mbrojnë qytetet e Kharkiv dhe Okhtyrka. Forcat ukrainase kanë penguar gjithashtu ofensivën ruse në Kryvyi Rih , Mykolayiv , Voznesensk dhe Novovorontsovka (rajoni Kherson).

Gjatë dy ditëve të fundit, avionët luftarakë ukrainas dhe njësitë raketore anti-ajrore kanë shkatërruar katër avionë sulmues Su-25 dhe dy helikopterë rusë.

Ritmi i ofensivës ruse është ngadalësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat