Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka folur në një konferencë për shtyp në lidhje me takimin me homologun rus.
Ai deklaroi se diskutoi çështje humanitare me homologun e tij ukrainas, duke përfshirë atë që trupat po bëjnë për të mbrojtur civilët.
Lavrov akuzoi gjithashtu "nacionalistët" ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Ministri tha gjithashtu se korridoret humanitare në Ukrainë janë diskutuar, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipet e secilit vend, shkruan Sky News, përcjell “Bota sot”.
Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në axhendë, u tha ai gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se "operacioni special ushtarak" do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet.
Lavrov tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi "po sillet në mënyrë të rrezikshme".
"Ne nuk e sulmuam Ukrainën," shpjegoi ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh si të pavarura nga Ukraina.
Në një pyetje në lidhje me bombardimin e një spitali në Mariupol nga CNBC, zoti Lavrov tha se media nuk kishte dhënë një histori të ekuilibruar për atë që kishte ndodhur dhe se ndërtesa ishte bosh nga pacientë dhe nën kontrollin e "radikalëve" ukrainas.