Zyrtarët e Kievit thonë se ka luftime të ashpra në shumë drejtime rreth kryeqytetit ukrainas

Evropë

Zyrtarët e Kievit thonë se ka luftime të ashpra në shumë drejtime rreth kryeqytetit ukrainas

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:13
Ukrainë

Administrata rajonale e Kievit thotë se ka disa rrugë të rrezikshme përtej kryeqytetit për shkak të luftimeve të ashpra, duke përfshirë autostradën kryesore në perëndim për në Zhytomyr dhe qytetin e Makariv, i cili është në atë rrugë.

Sipas CNN, ajo tha gjithashtu se zonat në veri mbeten ndër më të rrezikshmet, duke përfshirë periferitë e Bucha, Irpin dhe Hostomel, si dhe rrethin e Vyshorod më në veri nga kryeqyteti.

Ndaras, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në televizionin ukrainas se “qëllimi kryesor i rusëve është të marrin Kievin”.

“Detyra e tyre që nga dita e parë e luftës është të rrethojnë Kievin dhe më pas të vazhdojnë të sulmojnë, të rrëzojnë qeverinë”, tha ai.

“Planet e tyre nuk po realizohen, falë djemve tanë që janë tani në Bucha, Vorzel, Irpin, Hostomel, ku po zhvillohen luftime të ashpra. Djemtë tanë po prishin të gjitha planet (e rusëve) për të rrethuar Kievin”, tha Klitschko.

Ai foli gjithashtu për refugjatët që largohen nga kryeqyteti.

“Çdo i dyti banor i Kievit është larguar nga qyteti, ka pak më pak se dy milionë banorë tani në Kiev”, tha ai, duke shtuar, “tani Kievi është bërë një kështjellë, çdo rrugë dhe çdo ndërtesë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat