Lideri çeçen e falënderon Serbinë

Evropë

Lideri çeçen e falënderon Serbinë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:17
Ramzan Kadyrov

Lideri i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se “Rusia nuk është agresore në Ukrainë”.

Në intervistën dhënë mediave serbe, Kadyrov deklaroi se Rusia dhe ai personalisht kurrë nuk do të harrojnë se Serbia, e vetmja krahas Bjellorusisë, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin, për siç tha “politikën paqësore që po ndjek”.

“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para jo shumë kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur kah fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë.

Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kayrov, terrorizmit ndërkombëtar ne Çeçeni ju thye kurrizi”, tha Kadyrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat