Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, tha se ende nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në këtë qytet, por shifra më e fundit është 1,207.
“Këta janë vetëm trupat që kemi i mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC-në.
Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv, pasi ishte e pamundur të arrihej në vendet e varrimit jashtë qytetit.
“Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai.
Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.
Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me vetura private u detyruan të ktheheshin të mërkurën, tha ai, pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë “jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”.