“Ndihem shumë mirë dhe nuk po lodhem aspak duke shërbyer refugjatët ukrainas që po vijnë në Poloni”.
Kështu shprehet një polake, e cila, në temperatura shumë të ulëta, po shërben me kafe dhe çaj të nxehtë refugjatët që po shkojnë në vendin e saj.
E njëjta tha se e bën me qejf punën vullnetare prej 12 orësh në ditë.
“Nuk po kam të ftohtë, pasi po pi çaj të nxehtë. Ndihmoj këtu deri në orën 21:00 dhe jemi në ndërrim prej 12 orësh. Kemi ëmbëlsira për fëmijë, puna jonë është që të shërbejmë kafe dhe çaj të nxehtë”.
“Ndihem mirë dhe nuk po lodhem sepse e di që është mirë të ndihmojmë njerëzit dhe miqtë tanë. Në Poloni ka shumë vende dhe po i mirëpresim ata. Është me rëndësi që të ndihmojmë të tjerët”, tha ajo.