Refugjatja ukrainase: Shpresoj që Ukraina të fitojë luftën, na duhet kohë që të shërohen këto plagë

Evropë

Refugjatja ukrainase: Shpresoj që Ukraina të fitojë luftën, na duhet kohë që të shërohen këto plagë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 00:52
Refugjatja ukrainase

Një refugjate ukrainase thotë se shpreson që lufta të mbarojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të njëjtën ta fitojë ushtria e Ukrainës.

Ajo, tha se ukrainasve do t’u duhet kohë për shërimin e plagëve të kësaj lufte.

“Ne shpresojmë që ushtria jonë do të fitojë por, të jem e sinqertë, çdo luftë mund të fitohet nga dikush. Por, çdo vend që hyn në një vend tjetër e humb luftën – agresori gjithmonë humb ndaj vendit që mbrohet”.

“Uroj që lufta të përfundojë së shpejti, por do të ketë ndikim të madh te ne. Na duhet kohë që të shërohen këto plagë dhe të marrim vetën ekonomikisht”.

Tutje, refugjatja presidentin rus, Vladimir Putin, e cilëson si person që mendërisht nuk është i shëndoshë.

“Mund të them se një person është i mençur por s’do të thotë që është mirë mendërisht, prandaj ai mund të jetë i mençur, por mendërisht nuk është i shëndoshë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat