Avionët rusë bombarduan qytetet në perëndim të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së premtes duke goditur Dnipro, Lutsk dhe Ivano-Frankivsk, ndërsa lufta e Kremlinit kundër Ukrainës vazhdoi të zvarritet më në perëndim, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Objektivat e synuara të bastisjeve dukej se ishin kryesisht fusha ajrore, por në Dnipro goditën një zonë banimi duke vrarë një person.
Me ardhjen e një periudhe moti më të kthjellët, zyrtarët ukrainas kishin parashikuar një rritje të mizorive ruse.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë nga Lutsk, aeroporti aty pranë u godit nga tre goditje, me një shtëllungë tymi ende të dukshme mbi qytet teksa zbardhi agimi.
Dnipro, një qytet strategjik në lumin Dnieper u godit gjithashtu nga tre sulme me të paktën një që goditi një zonë banimi duke vrarë një person sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës.
Imazhet nga Dnipro treguan punonjësit e urgjencës duke shuar një ndërtesë të shkatërruar nga zjarri në qytet.