Presidenti amerikan Biden, është përgjegjësia juaj të shkoni në Shën Petersburg dhe të bëni paqe! Se rezultati varet nga Putini – nuk ka dyshim për këtë. Por duhet të gjendet një kompromis me qëllim që të evitohet Lufta e Tretë Botërore.
Që nga fillimi i luftës së Presidentit Putin në Ukrainë gati tri javë më parë, ne kemi dëgjuar një shumëllojshmëri të gjerë të qasjeve si dhe "të vërteta alternative" të shumta.
Ne e dimë tashmë se qëndrimi në pushtet dhe shmangia e ndryshimit të regjimit për vendosjen e një demokracie perëndimore është e papranueshme për presidentin Putin. Sipas analistëve, përpjekjet e tij përqendrohen te personi i tij, anëtarët e familjes dhe disa miq të ngushtë.
Ndërsa në lidhje me Ukrainën, presidenti rus deklaroi publikisht qëllimet e tij: “Denazifikimin” dhe “çmilitarizimin”, gjë që nuk do të thotë asgjë tjetër, veçse eliminimin e qeverisë ukrainase dhe asgjësimin e fuqisë dhe aftësisë mbrojtëse të shtetit. Përveç kësaj, u komunikua aneksimi i territoreve në lindje të Ukrainës me njohjen e "dy republikave të reja" dhe transferimin e gadishullit të Krimesë në Federatën Ruse. Dështimi për të arritur këto qëllime shihet si një humbje nga presidenti Putin dhe rrethi i tij i ngushtë.
Pas sanksioneve perëndimore kundër Federatës Ruse, ekonomia është nën presion. Për momentin ekonomia ruse më shumë se ajo e vendeve perëndimore. Në të njëjtën kohë, shumë ekspertë vlerësojnë se presioni i mëtejshëm ndaj Presidentit Putin dhe Rusisë do të rrisë nevojën për më shumë para për të sjellë në shtëpi një fitore. Kjo sjellje është pjesë e ADN-së së Presidentit Putin!
Si duket “finalja”?
Jim Townsend, ish-senator i SHBA dhe përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes për Politikat Europiane dhe NATO-n, deklaroi: “Fundi i kësaj lufte do të jetë mjaft i ndërlikuar, sepse do të duhet të merremi me Putinin ashtu siç është. Dhe SHBA-të gjithashtu do të duhet të merren me ngritjen e Ukrainës në këmbët e saj e njëkohësiht me dëmet që u shkaktuan nga sanksionet.”
Komunikimi në konflikt
Në këtë situatë kritike, qeveria amerikane ka mbajtur kanale komunikimi me rusët që nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë atë përmes Ambasadës Amerikane në Moskë, si dhe një "Kanal Dekonflikti" - linjë telefonike kjo e përhershme për Ministrinë e Mbrojtjes Ruse të menaxhuar nga selia evropiane - si dhe kanale të tjera ekzistuese, të cilat tzyrtarët e SHBA-së nuk do t'i shtjellonin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.
Në të njëjtën kohë, qeveritë e Francës, Izraelit, Turqisë dhe Ukrainës, përshembull, kanë hapur kanale të tjera komunikimi. Por Putini nuk është i interesuar për një marrëveshje me këta aktorë. Eshtë presidenti amerikan, Joe Biden. me të cilin ai do të ishte i lumtur të përballej! Sipas botëkuptimit të Putinit, pas fyerjeve të shumta personale nga politikanët amerikanë, veçmas nga presidenti Biden, ai kërkon njohje, rikonfirmim.
Asnjë ndryshim i qeverisë në Rusi!?
Administrata Biden ka thënë, si publikisht ashtu edhe privatisht, se nuk ka interes për ndryshimin e regjimit në Rusi. Por Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, deklaroi kohët e fundit se pavarësisht të gjitha "sukseseve taktike afatshkurtëra" në Ukrainë, administrata Biden në fund pret "një disfatë strategjike" nga Putini dhe Rusia. Në të njëjtën kohë, kreu i politikës së jashtme evropiane, Joseph Borrell, tha shprehimisht se sanksionet nuk synojnë ndryshimin e regjimit në Rusi. Por një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson, tha se në fillim sanksionet synonin në të vërtetë përmbysjen e regjimit të Putinit – qëllim nga i cili Doëning Street më vonë e hoqi dorë. Pas “përvojave” të shumta me Perëndimin, presidenti i Rusisë ndoshta nuk është realisht i interesuar për të sqaruar mesazhet e ndryshme të tilla.
Luftoni për të mbijetuar
Samuel Charap, shkencëtar i njohur politik në Rand Corporation thoshte se: "Nëse Putin beson se po lufton për mbijetesën e regjimit të tij, ai ka të ngjarë të jetë i gatshëm ta përshkallëzojë luftën, si brenda Ukrainës dhe më gjerë, sepse aksionet tij janë ekzistenciale për të. Pra, nëse dikush po lufton për jetën e tij ose për mbijetesën e regjimit të tij, të cilin ata e barazojnë me mbijetesën e vendit, përpjekja mund të jetë ekstreme. Përveç kësaj, Presidenti Putin do të bëjë gjithashtu çdo përpjekje për të paraqitur prova të aktiviteteve kërkimore biologjike dhe kimike të SHBA-së, si dhe aktiviteteve të prodhimit të armëve bërthamore të Ukrainës. Mund të supozohet se kjo vërtetohet edhe nga dëshmitarët. Por siç dihet, Perëndimi nuk pati sukses në Irakun e Sadam Huseinit.
Si të silleni me Putinin tani?
Sipas dëshmisë, në Capitol Hill të martën, më 8 mars 2022, drejtori i CIA-s Ëilliam J. Burns artikuloi sfidën e përballjes me Putinin. Ai vuri në dukje se lideri rus po bëhet gjithnjë e më i izoluar dhe se sipas llogaritjeve të tij për momentin ai është "i zemëruar dhe i frustruar”. "Prandaj ka të ngjarë të dyfishojë përpjekjet për të shtypur ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile," shtoi Burns. (Ashley Parker, John Hudson, Michael Birnbaum dhe Paul Sonne, Washington Post, 'Jo ramps': Zyrtarët amerikanë dhe evropianë nuk shohin një fund të qartë në Ukrainë, Washington Post, 10 mars 2022).
Po ashtu çfarë mbetet?
Në këtë konflikt situata mund të kontrollohet vetëm me ndërhyrjen e presidentit amerikan Joseph R. Biden. Ai ka ka atributin personal si presidentit aktual për një përgjigje pozitive në Ukrainë, si dhe më pas për një tërheqje paqësore të Rusisë nga territori ukrainas. Vetëm ai, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, është autoriteti ku mbështetet Ukraina dhe vetëm ai ka fuqi për të ndaluar luftën.
Fluturimi i tij për në Shën Petersburg, pra në vendlindjen e Presidentit Putin, është mënyra që SHBA të gjejë një zgjidhje dhe t'i bëjë të qartë si skifterëve rusë edhe udhëheqjes ukrainase, që të pranojë neutralitetin, të lëshojë dy shtetet e reja në Ukrainën lindore, si dhe Ukraina e SHBA-të të jenë të hapur të diskutojnë për Krimenë.
Me shumë mundësi Presidenti rus nuk do të nisë asnjë zgjidhje që bie erë disfate ose që lejon një luftë të pafundme guerile në pragun e tij. Ai duket se është i vendosur të bëjë gjithçka për ta bërë të pamundur që Perëndimi të fitojë finalen - e cila, sipas gjendjes aktuale të punëve, duket e mundur vetëm me çmimin përfundimtar, pra me rrezikun imediat të një shkëmbimi bërthamor të goditjeve. Kjo e bën gjithçka të jetë akoma më e varur nga perandoria ruse. Nëse ka një kompromis, presidenti Biden e gjen veten në botën e duhur.